Fondet e BE-së për bujqësinë, Basha: Korrupsioni dëmtoi fermerët

nga Xh M

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, akuzoi sot qeverinë për bllokimin e fondeve të Bashkimit Europian për bujqësinë, duke theksuar se korrupsioni i qeverisë ka lënë fermerët shqiptarë pa mbështetje, ndërsa vendet fqinje përfitojnë miliona euro.

Basha u shpreh se kryeministri Rama ka përgjegjësi në këtë skandal dhe për paligjshmëritë që ka përfshirë çdo nivel të administratës shtetërore.

Sipas tij, programi i Demokratëve Euroatlantikë për ringjalljen e bujqësisë shqiptare, parashikon 100 milionë euro subvencione për fermerët dhe 50 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës bujqësore.

Basha premtoi se programi i PD-së do të ndihmojë 150 mijë familje fermere të dalin nga varfëria dhe do të rikthejë mbështetje nga BE.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More