Fondi i Sigurimit Shëndetësor nga sot me drejtorë të ri

nga D V

Shkup, 3 korrik – Pranim-dorëzimi i pozitës së drejtorit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut është kryer sot, informojnë nga FSHRMV.

Drejtorët e deritanishëm Magdalena Filipovska Grashkoska dhe Asaf Abduramani si u.d. drejtorë, ua dorëzuan detyrën drejtorëve të ri u.d. – Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogo, të emëruar nga Qeveria.

“Klekovski ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Shën Cirili dhe Metodi në Shkup dhe është me përvojë tridhjetëvjeçare si menaxher, analist, konsulent në sektorin publik, civil dhe privat. Axhigogov vjen nga radhët e të punësuarve dhe ka përvojë shumëvjeçare në menaxhimin e Fondit, theksohet në kumtesën.

Drejtorët e ri detyrën e marrin nga sot.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More