Formimi i Qeverisë së re, Tahiri thotë se ka qenë edhe më herët situata e tillë e kur posti i kryeministrit i ka takuar partisë opozitare

nga D. V.

Një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka certifikuar rezultatet. E, derisa certifikimi ende nuk ka ndodhur, partitë politike dhe njohësit e këtyre çështjeve kanë filluar diskutimet rreth formimit të Qeverisë së re.

Nga rezultatet përfundimtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para, me 42.30%. Partia Demokratike e Kosovës me 20.95% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.37%.

Sipas këtyre rezultateve, partia LVV do të ketë nevojë për një koalicion, në mënyrë që të formojë qeverinë e re.

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, në një reagim në Facebook ka shkruar se bllokada për krijimin e Qeverisë duhet të tejkalohet për të mirën e Kosovës.

Ajo ka përmendur një rast kur situata ka qenë e ngjashme, kur posti i kryeministrit i ka kaluar partisë opozitare, ndërsa partia fituese ka marrë postin e presidentit.

Mes tjerash, ajo ka pohuar se “Populli foli me votë, në mënyrë demokratike, andaj të respektohet vullneti i tij, të respektohet interesi i shtetit dhe kombit”.

Sipas Tahirit, askush nuk do një qeveri që bëhet peng i listës së Vuçiqit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More