Formohet Grupi parlamentar ndërpartiak kundër korrupsionit, bashkëkryesues janë zgjedhur Lupço Prenxhov dhe Sonja Mirakovska

nga D V

Shkup, 21 tetor – Në Kuvend sot është mbajtur mbledhja konstitutive e Grupit Parlamentar Ndërpartiak Joformal kundër Korrupsionit, ku bashkëkryesues të tij njëzëri janë zgjedhur deputetët Lupço Prenxhov dhe Sonja Mirakovska.

Prenxhov, siç njoftoi pres shërbimi i Kiuvendit,  informoi se deri më tani në Grup janë bashkëngjitur 53 deputetë, të cilët përmes tij do të kontribuojnë për shoqëri me shumë më pak korrupsion, e cila është plagë kancerogjene dhe ekziston nga niveli më i ulët deri tek ai më i lartë.

Mirakovska theksoi se korrupsioni në shoqëri ka tendencë të kërcënojë rendin juridik, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve. Ai nuk ka përkatësi, nuk ka ngjyrë, përshtatet lehtësisht me mbështjelljet e pushtetit dhe depërton në shumë sfera, duke cenuar kështu besimin e qytetarëve në të gjithë aparatin shtetëror. Kuvendi duhet të ketë rol proaktiv në luftën kundër korrupsionit dhe ky Grup pritet të jetë mjet i rëndësishëm në përpjekjet për të luftuar korrupsionin.

Grupi do të fokusohet në përmirësimin e zgjidhjeve ligjore në fushat ku ka rrezik nga korrupsioni, do të ndjekë efikasitetin e institucioneve të ngarkuara për luftimin e korrupsionit dhe do të propozojë dhe do të marrë pjesë në mbikëqyrjen e institucioneve me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së tyre. Pritet përfshirja dhe mbështetja e sektorit civil dhe institucioneve të ngarkuara për luftën kundër korrupsionit, për realizimin e përbashkët të këtij procesi.

Iu shpreh mirënjohje Institutit Demokratik Nacional (NDI) për pjesëmarrjen në formimin e këtij Grupi.

Në të njëjtën kohë, si përfaqësuese e NDI-së, Lidija Zafirovska theksoi se bashkëpunimi ndërparlamentar, ndërtimi i konsensusit për një çështje kaq komplekse, mund të përgjigjet vetëm me forca të përbashkëta.

Formimi i Grupit Parlamentar Ndërpartiak kundër Korrupsionit është një tjetër histori suksesi në Kuvend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More