Formohet komisioni interdisiplinar për rastin me nxënësin nga SHF “Llazo Angelovski”

nga D V

Shkup, 5 dhjetor – U formua komision interdisiplinar lidhur me rastin me nxënësin e klasës së tretë nga shkolla fillore “Llazo Angelovski” në Shkup, i cili duhej të transferohet në Shkollën fillore “11 Tetori”. Komisioni do të duhet ta shqyrtojë rastin dhe të ndërmarrë masa, të cilat do të jenë në interes edhe të nxënësit edhe të të gjithë palëve të involvuar.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës merr pjesë në gjetjen e zgjidhjes për rastin me nxënësin, me të cilin opinioni tashmë u informua dhe në këtë drejtim, me iniciativë të MASH-it, u formua komisioni interdisiplinar, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë, Byrosë për zhvillim të arsimit, komunës, shkollës dhe shërbimeve sociale, i cili do të takohet për rishqyrtimin dhe ndërmarrjen e masave adekuate në pajtim me rregullativën ligjore, në fokus të të cilit janë interesat më të mira të nxënësit, por edhe të të gjithë involvuarve”, thonë nga MASH.

Nxënësi i klasës së tretë, nga sjellja e të cilit ankohen prindërit nga SHF “Llazo Angelovski” në Lisiçe të Re, duhej të transferohet në SHF “11 Tetori” në Qendër. prindërit e nxënësve “11 Tetori” e bojkotuan mësimin, ndërsa pas tërheqjes së vendimit dhe kthimit të tij në shkollën amë “Llazo Angelovski”, sot e zbrazët mbeti edhe kjo shkollë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More