Forum rajonal për zonat mbrojtëse në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë

nga D. V.

Shkup, 18 qershor – Zëvendëskryeministri i parë i i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, do të marrë pjesë sot në Tetovë në forumin rajonal “Qeverisja e mirë dhe bashkëpunimi ndërinstitucional në zonat e mbrojtura në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë”.

Forumi është organizuar nga CNVP – Organizatë për ndërlidhje të vlerave natyrore dhe njerëzve.

Forumi synon të promovojë bashkëpunimin midis parqeve kombëtare, komunave, njësive rajonale dhe institucioneve të tjera përkatëse, me qëllim përmirësimin e situatës mjedisore dhe forcimin e qeverisjes së mirë në zonat e mbrojtura.

Ngjarja mbështetet financiarisht nga PONT, në kuadër të projektit “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Sharr, Korab-Koritnik dhe Alpet Shqiptare”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More