Foshnja e parë në Tetovë është djalë, Kasami i dhuron 40 mijë denarë

nga D V

Shkup, 1 janar  – Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka njoftuar se foshnja e parë në Tetovë është djalë, ndërsa edhe i ka dhuruar 40 mijë denarë.

“Bashkërisht me bashkëshorten time Ajshen, drejtorin e spitalit si dhe kryesuesin e Këshillit Komunal vizituam Repartin e Gjinekologjisë ku qytetit tonë sot iu shtua edhe një banor, YLLI! Falë Zotit ai është shëndoshë e mirë. Kështu, në shenjë simbolike iu dhurova familjes një çek prej 40.000,00 denarëve”.

“Ndërsa, sot, kësaj klinike iu shtuan edhe disa inkubator donacion nga vëllai ynë, Isa Fazlija!. Falënderojmë stafin mjekësor për përkujdesjen e tyre të vazhdueshme ndërsa Yllit i urojmë shëndet e jetë të gjatë!”, ka njoftuar Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More