Foshnjet e para të vitit 2026 marrin “Bonusin e bebes”

nga D. V.

Në këtë fillimvit, zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini, vizitoi paraditen e sotme, bebet e ardhura në jetë në minutat e para të vitit 2026, përkatësisht Adea, e lindur në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, dhe Sibel, e lindur në SUOGJ “Koço Gliozheni”.

Gjatë vizitës, zv.ministrja Tomini u takua nga afër me nënat dhe foshnjet, duke shprehur urimet për ardhjen e tyre në jetë, si dhe u dhuroi çekun e “Bonusit të bebes” mbështetja direkte financiare e qeverisë për çdo të porsalindur.

Programi universal “Bonusi i bebes” është një ndër prioritetet kryesore të qeverisë për mbështetjen e çdo fëmije dhe familjeve të tyre, duke garantuar shpërblim financiar për çdo lindje, pavarësisht statusit social apo ekonomik, si dhe në kuadër të incentivave për rritjen e natalitetit. Që nga viti 2019, janë shpërndarë mbi 245 mijë bonuse për të porsalindurit.

Masa financiare e “Bonusit të bebes” varion nga 40 000 deri në 120 000 lekë, në varësi të rendit të lindjes, ndërsa për lindjet e shumëfishta përfitimi është 80 000 lekë për secilën foshnjë në rastin e binjakëve dhe 120 000 lekë për secilën foshnjë në rastin e trinjakëve ose më shumë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale vijon angazhimin për forcimin e politikave sociale në mbështetje të familjeve dhe garantimin e një fillimi të sigurt dhe dinjitoz për çdo fëmijë që vjen në jetë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More