Foto interesante nga Kuvendi, Berisha kontrollon postimin për Ramën në Facebook

nga D V

Në kulmin e debateve në Kuvend, ku dje në mbrëje u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe shkarkimi i 11 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, me konsensus nga të dy palët, Sali Berisha duket se ka gjetur kohë të merret edhe me rrjetet sociale.

Objektivi i LSA e ka “kapur mat” kryetarin e Partisë Demokratike, me iPad-in e tij në dorë, teksa ndjek ecurinë e një postimi të tij në rrjetin social Facebook.

Në fokusin e postimit të Berishës është kryeministri Edi Rama, për të cilin me ironi ka shkruar në videon e postuar: “Qenka zgju mirë kryetari sot”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More