Fqinji plagosi çiftin e bashkëshortëve/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit, arrestohet autori

nga Xh M

Autori i plagosjes sëe çiftit të bashëshortëve në fshatin Gos në Kavajë, Shpëtim Osma ka rënë në prangat e policisë disa orë pas ngjarjes.

Policia gjeti të fshehur në mur pistoletën me të cilën u krye krimi dhe e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sipas informacioneve, fqinji plagosi Sami dhe Nadire Disha, pas një konflikti për bagëtitë që ishin në tokën e tij.

Të plagosurit ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Gruan e ka kapur plumbi në bark, ndërsa burrin në këmbë. Ata janë marrë në pyetje nga policia dhe kanë treguar se konflikti ka qenë banal, për bagëtitë.

Debati ka përfunduar me përdorimin e armës dhe plagosjen e çiftit.

“Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D.

Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More