Fronti Europian para shpërbërjes/ Sela i bën thirrje Grubit të tërhiqet nga jeta politike dhe të përballet me akuzat

nga Xh M

Shkup, 9 dhjetor – Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela e ka përshëndetuar vendimin e fundit të departamentit të shtetit amerikan në të cilin futi në listën e zezë ish zv/kryeministrin e vendit Artan Grubin.

Ja reagimi i plotë i Selës:

Aleanca për Shqiptarët në vazhdimësi ka qenë një prej aktorëve politik që ka dënuar dhe denoncuar publikisht lidhjet e gjyqësorit me politikën dhe oligarkinë andaj edhe sot përshëndesim vendimin e fundit të SHBA-ve, partnerit më të rëndësishëm strategjik të RMV dhe popullit shqiptar.

Lufta kundër korrupsionit shënon një hap të rëndsishëm në sendërtimin e shtetit të së drejtës dhe ardhmërisë sonë. Ftojmë të apostrofuarit, të tërhiqën nga jeta institucionale dhe politike, e si qytetarë të lirë të përballen me akuzat.

Përgjegjësia individuale është gurthemeli i një shteti modern, i paanshëm dhe demokratik.

Aleanca për Shqiptarët dhe unë si kryetar i saj, mbetemi një partner i besueshëm dhe besnik i SHBA-ve, duke ndarë vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës.

Me respekt,

Ziadin Sela

Aleanca për Shqiptarët

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More