FSK dhe Policia e Kosovës parakalojnë në sheshin “George Bush” në Prishtinë

nga D V

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot në ora 12:00, do të zhvillohet parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në sheshin “George Bush” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ministria e Mbrojtjes njofton se qytetarët dhe përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të ndjekin manifestimin qendror, dedikuar përvjetorit të 17-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, që mbahet nën patronatin e Presidentes dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

“Kjo ngjarje do të shërbejë si një nderim për të arriturat e vendit tonë dhe një mundësi për të gjithë qytetarët që të bashkohen në një atmosferë feste, për të shfaqur krenarinë kombëtare dhe për të kujtuar sakrificat e shumta në rrugën drejt lirisë e pavarësisë”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More