FSK-ja kryen stërvitje me ushtrinë turke, fokusohen në përdorimin e antitankut

nga Xh M

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar një stërvitje ushtarake me instruktorë të ushtrisë turke, duke u fokusuar në përdorimin e antitankut HAR-66.

Në një njoftim të dielën, FSK-ja theksoi se stërvitja kishte për qëllim përgatitjen e nënoficerëve dhe oficerëve për të ngritur kapacitetet e tyre profesionale ushtarake, në përputhje me standardet e vendeve të zhvilluara.

Sipas njoftimit, trajtimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit midis FSK-së dhe Republikës së Turqisë.

“Instruktorët e ushtrisë turke realizuan trajnim teorik dhe praktik në përdorimin e antitankut HAR-66, duke përgatitur nënoficerët dhe oficerët e Kosovës për të ngritur kapacitetet e tyre profesionale dhe për të krijuar ndërveprueshmëri me partnerët në dobi të paqes dhe sigurisë globale,” thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More