Ftesë për t’iu bashkuar koalicionit të PD? Agron Shehaj: Dy orë para…

nga Xh M

Drejtuesi i partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se ka patur një ofertë nga PD, për t’iu bashkuar koalicionit të PD, Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Në emisionin “Opinion”, Shehaj tha se ka komunikuar me përfaqësues të PD dy orë para se të mbyllej afati për dorëzimin e koalicioneve në KQZ.

Por, sipas tij, ai e ka refuzuar ftesën e PD, duke theksuar se do e kishte refuzuar edhe sikur kjo ofertë t’i ishte bërë dy javë para.

“Doni të jem i sinqertë? Dy orë para se të mbyllej afati i dorëzimit të koalicioneve e kam patur nëse do të bashkohesha. Nuk kisha ndërmend edhe po të më thonin dy javë para..”-tha Shehaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More