Fundjava me diell, nga e hëna do të ketë reshje shiu

nga Xh M

Shkup, 31 tetor – Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informon se gjatë ditëve të fundjavës pritet mot i qëndrueshëm, me diell dhe i thatë. Në orët e mëngjesit, në disa lugina mund të paraqitet mjegull e lehtë.

Të hënën pasdite, gjatë natës dhe të martën, pritet ndryshim i kushteve atmosferike, me reshje lokale shiu, të cilat në disa zona do të jenë më të dendura. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior, ndërsa temperaturat ditore do të bien me disa gradë.

Të mërkurën, moti do të stabilizohet përsëri, duke sjellë kushte të qëndrueshme dhe të thata.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More