Fundjava me mot stabil, me rritje të temperaturave ditore, nga e hëna sërish reshje lokale të shiut dhe bubullima pasdite

nga Xh M

Shkup, 15 qershor – Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e matur kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 26 deri 34 gradë. UV-indeksi do ta ketë vlerën 8.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e matur kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 14, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 32 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, gjatë fundjavës do të përqendrohet moti stabil dhe temperatura ditore do të jetë në rritje. Në fillim të javës së ardhshme, në orët e pasdites sërish do të ketë dukuri lokale të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullima.

“Më pas pritet periudhë më stabile dhe më e nxehtë”, informon DPHM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More