Shkup, 25 shkurt – Edhe pse në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë kohë kanë filluar të zbehen ndikimet ideologjike, pra rrethanat lëviznin në drejtim të mos dallimit të politikave të djathta dhe të majta. Pasi partitë politike që fitonin pushtetin edhe pse ishin të majta zbatonin politika të djathta apo anasjelltas. Megjithatë, fitorja masovike e Trump në SHBA ka ndryshuar rregullat e lojës në arenën ndërkombëtare. Në fjalimin e tij të parë si president i SHBA-ve tha që ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër. Kjo bëri jehonë të madhe, me çka nxiti edhe partitë e djathta të vendeve të vogla të reagojnë, shkruan Zhurnal
Ibrahimi: Koha për definicionin tradicional të familjes
Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në një mesazh për opinionin ka përcjell idenë e tij rreth riafirmimit të vlerave njerëzore dhe morale në shoqërinë njerëzore, sidomos rreth konceptit gjinor midis mashkullit dhe femrës.
Ibrahimi theksoi se është koha që edhe në Maqedoninë e Veriut të pranohet definicioni që riafirmon konceptin tradicional të familjes se ekzistojnë vetëm dy gjini të krijuara nga Zoti, pra mashkull dhe femër.
“Sot, kur pas zgjedhjeve në SHBA është riafirmuar koncepti tradicional i familjes, një temë që ne tashmë 10 vjet e kemi përsëritur, është koha që edhe në Maqedoninë e Veriut ta ngremë këtë çështje dhe të deklarojmë se për ne ekzistojnë vetëm dy gjini të krijuara nga Zoti, pra mashkull dhe femër.
Rrjedhimisht, për ne familje është bashkësia mes një burri dhe një gruaje, që lidhet në një celebrim publik, qoftë religjioz ose civil. Të gjitha trajtat e tjera të bashkëjetesës, që synojnë të quhen familje, përveçse janë surrogate të papranuara për ne, janë edhe betejë kundër vlerave në të cilat ne besojmë.
Nisur nga kjo, ne propozojmë që, ashtu si në shumë vende të botës së qytetëruar, këtë definicion të familjes ta përvetësojë edhe Maqedonia e Veriut dhe ta bëjë normë kushtetuese”, tha midis tjerash Ibrahimi.
E nga organizata joqeveritare për mundësi të barabarta “Mollëkuqja” që vepron në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar ashpër kundër këtij qëndrimi të Ibrahimit. Ata në reagimin e tyre thonë që familja nuk është vetëm ajo që e beson Zeqirja Ibraimi nga partia ‘Alternativa’, të refuzohet propozimi skandaloz dhe antiligjor i tij.
“Mollëkuqja është e shqetësuar me propozimin e kryetarit të partisë ‘Alternativa’, Zeqirja Ibraimi që në aktin më të lartë juridik, Kushtetutë, familja të përkufizohet vetëm si “bashkësi mes një burri dhe gruaje, që lidhet me celebrim publik, qoftë religjioz ose civil” si dhe deklaratën që “të gjitha trajtat e tjera të bashkëjetesës që synojnë të quhen familje, përpos që janë surogate të papranuara për ne, janë edhe betejë kundër vlerave në të cilat ne besojmë. Maqedonia e Veriut është shtet demokratik që njeh disa lloje të familjeve, propozimet përmes të cilave synojnë të cenojnë të drejtat themelore dhe barazinë janë të papranueshme. Zeqirja Ibraimi dhe partia e tij besimet e këtilla mund t’i mbajnë për vete, por nuk do të lejojmë që t’i imponojnë në Kushtetutë”, kanë thënë nga Mollëkuqja.
Kur Trump deklaroi që ka vetëm dy gjini kundërshtimet ishin në heshtje –
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, me të marr pushtetin riaktualizoi një temë që deri sot ishte tabu, përshkak të fuqizimit të një rrjeti mirë financuar gjithandej që dyshohej për shtrirje të një agjende kundër familjes që si pasojë dëmtonte edhe shoqërinë.
“Nuk do të përdorim kurrë pushtetin për të luftuar kundërshtarin, nuk do ndodhë kurrë në lidershipin tim. Do të kthejmë ligjin dhe rendin. Do të forcojmë një shoqëri që i jep fund racizmit dhe bazohet te merita. Nga sot do të kemi parasysh, do të kemi dy gjini mashkull dhe femër”, ka deklaruar Donald Trump, president i SHBA-ve.
Kujtojmë që, në zgjedhjet e fundit në Kosovë kanë garuar edhe partia politike “Lista për Familjen”, e pritë nga ish deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka marrë pjesë në zgjedhje me një listë të gjatë të kandidatëve për deputetë, me qëllim të mbrojtjes së familjes.
Familja shqiptare tradicionale ka qenë shembull pozitiv i menaxhimit dhe funksionimit pa kurrfarë pengese apo ngatërrese. Ndikimi i procesit të globalizimit ka bërë të veten që edhe ky koncept i pathyeshëm të ndikohet dhe të prodhojë pasoja. Hovi i modernizmit dhe liberalizmit të tepruar e zbehja e konsvertavizmit si ideologji politike, sociale e kulturore ka ndikuar në devalvimin e vlerës familjare. Me çka shtohet numri i divorceve, mungesa e lumturisë dhe harmonisë brenda një familjeje. Shpresë e kësaj dekade është fuqizimi i të djathtës gjithandej që mund të rikthehet sërish fokusi te familja tradicionale. /Zhurnal.mk