Fushë Kosova drejt ndryshimit, Prebreza optimist për fitoren e 9 nëntorit

nga D. V.

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Prebreza, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë më 12 tetor, duke e cilësuar atë si forcën që e shtyn drejt fitores përfundimtare në balotazhin e 9 nëntorit.

Në takimin hapës të fushatës së balotazhit, të organizuar nga Kryeministri Albin Kurti me kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje nga e gjithë Kosova, Prebreza theksoi se Fushë Kosova është gati për një kapitull të ri dhe se qytetarët tashmë kanë treguar qartë se besojnë në drejtësi, punë dhe transparencë.

Ai u shpreh se balotazhi do të jetë momenti për ta përmbyllur procesin e ndryshimit që ka nisur me qytetarët, duke kthyer komunën në një institucion që i shërben interesit publik. Sipas tij, rezultati i raundit të parë është dëshmi se qytetarët kërkojnë një qeverisje të përgjegjshme dhe të afërt me ta.

“Fitorja e 9 nëntorit do të jetë fitore e qytetarëve dhe e Fushë Kosovës,” ka deklaruar Prebreza, duke theksuar se me përkushtim dhe punë të ndershme, ndryshimi i shumëpritur është tashmë i prekshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More