Ganiu: Burrat e BDI-së fshihen pas Danella Arsovskës

nga Xh M

Shkup, 30 maj – Kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu në një deklaratë për Alsat tha se kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska sulmon Çairin nën direktivat e zyrtarëve të BDI-së.

Ai tha se për katër vjet Arsovska nuk ka realizuar projektet për të cilat kishte premtuar para qytetarëve dhe për të cilat siç tha Ganiu, të gjitha dokumentacionet janë dorëzuar me kohë. Ganiu tha se të gjitha projektet që duhej të realizoheshin në Çair u penguan nga ish Qeveria dhe zyrtarë të BDI-së.

“Zonja Arsovska ka marrë detyrën ta luan dhe ta sulmon Komunën e Çairit, për shkak se edhe një herë ta përsëris zyrtarë të BDI-së, apo burrat e BDI-së në gjuhën popullore janë fshehur pas zonjës Arsovska. Ato e kanë gjetur një strategji që zonja Arsovska të jetë në terren, ato të jenë në prapaskenë, nën hije janë njerëzit që i kemi përmendur disa herë”, deklaroi Visar Ganiu, Kryetar i Komunës së Çairit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More