Ganiu inspekton punimet në rrjetin e kanalizimit në Dizhon 17

nga Xh M

Shkup, 10 prill – Po e vazhdojmë me përkushtim realizimin e projekteve që përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve tanë.

Në Rrugën Dizhoni 17, tashmë kemi përfunduar me sukses ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimit fekal, një investim që përfshin 180 metra dhe që përmirëson ndjeshëm infrastrukturën për 35 familje të kësaj zone.

Aktualisht, jemi në fazën e përgatitjeve për vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit, që do të mundësojë furnizim më të sigurt dhe më cilësor me ujë për banorët. Ky projekt është pjesë e angazhimit tonë për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm dhe funksional për çdo lagje të Çairit.

Si gjithmonë, punimet po zhvillohen sipas planit dhe do të vijojnë me ritëm të pandërprerë deri në përfundimin e plotë të infrastrukturës moderne që qytetarët meritojnë.

Përkushtimi im për modernizimin e Çairit është i përditshëm dhe konkret – me projekte që japin rezultate të prekshme për çdo familje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More