Ganiu: Komuna e Çairit,shembull i shkëlqyer i menaxhimit efikas dhe transparent të buxhetit

nga Xh M

Shkup, 12 dhjetor – Komuna e Çairit është një shembull i shkëlqyer i menaxhimit efikas dhe transparent të buxhetit. Jam i kënaqur të ndaj me ju se, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra për Komunikim me Qytetarët, gjatë vitit 2024, Komuna jonë renditet ndër komunat me shpenzimet më të ulëta për shërbime juridike në Qytetin e Shkupit.

Gjatë këtij viti, kemi harxhuar vetëm 212.400 denarë për shërbime juridike, një shumë ndjeshëm më e ulët krahasuar me komunat e tjera, të cilat kanë shpenzuar deri në dhjetëfish më shumë. Bazuar në numrin e banorëve, kjo do të thotë se Komuna e Çairit paguan vetëm 3.39 denarë për kokë banori, ndërkohë që, për krahasim, Komuna e Gazi Babës shpenzon 109 denarë për kokë banori, Saraji 29.25 denarë dhe Kisella Voda 26.64 denarë.

Ky rezultat është një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë për menaxhimin e kujdesshëm të burimeve publike. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të optimizuar shpenzimet dhe për të investuar më shumë në projekte që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More