Gashi dhe Ludva diskutojnë për rrugën europiane të vendit

nga Xh M

Shkup, 2 korrik – Kreu u Kuvendit, Afrim Gashi ka zhvilluar një takim miqësor me ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, Jarosllav Ludva, me të cilin kanë shkëmbyer mendime lidhur me procesin integrues të RMV-së në BE dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit tradicionalisht të mirë në planin bilateral.

“Diskutuam për mundësitë për tejkalimin e sfidave me të cilat përballet vendi ynë në fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në BE. Me këtë rast e informova ambasadorin se në Kuvend janë duke u formuar delegacione dhe grupe parlamentare për bashkëpunim, duke theksuar se përmes grupit parlamentar për bashkëpunim me parlamentin çek mund të hapet debat më i përgjithshëm për thellimin e bashkëpunimit bilateral në më shumë fusha, si dhe për forcimin e kapaciteteve që vendi të tërheqë më shumë investime të huaja“, thuhet në njoftimin e kryeparlamentarit Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More