Gashi e quan Bashën “përfaqësuesin më autentik të VV-së”

nga D. V.

Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi e ka quajtur Dimal Bashën “përfaqësuesin më autentik të VV-së” raporton Ekonomia Online.

“Ky është një narracion që po i bëhet Dimalit nga partia e vet, e cila nuk po do me e shpërfaq anticitetin e VV-së. Mendoj që Dimali është përfaqësues autentik i VV-së dhe e tillë është Vetëvendosja, dhe populli duhet me e kuptu cila është qasja e të menduarit politik në Kosovë”, u shpreh ai.

Sa i përket pjesëmarrjes në votimin për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, Gashi tha se duhet pyetur Hykmete Bajrami, e cila është shefe e GP-së së LDK-së.

Sakaq, ai tha se as Nenad Rashiq e “as aj tjetri”, s’kanë dallim ndërmjet vete, dhe se nuk i voton asnjërin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More