Gashi: LDK-ja e ka etabluar Vetëvendosjen si parti të civilizuar nga një parti e rrugës

nga Xh M

Analisti Dardan Gashi ka kritikuar LDK-në për mënyrën se si ka kontribuar në ngritjen e Vetëvendosjes si një parti të fuqishme politike, duke e quajtur atë një parti të “rrugës dhe rebeluese”.

Sipas Gashit, koalicioni i vitit 2014 e ndihmoi Vetëvendosjen të arrijë një nivel më të lartë politik.

“Vetëvendosjen pikërisht LDK-ja e ka etabluar si parti të civilizuar prej një partie që ka qenë kryesisht e rebeluar, e rrugës. E cila nuk ka marrë pjesë as jetën politike, drejtpërdrejtë në institucione. Me VLAN (koalicioni i vitit 2014 LDK, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma) Vetëvendosja është ngritur në nivelin e partive tradicionale. LDK-ja aty ia ka bërë gropën vetit dhe gropën e dytë ia ka bërë me koalicion qeverisës”, ka thënë Gashi në Debat Plus.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More