Gashi, Mexhiti e Fetai takuan presidentin shqiptar Bajram Begaj

nga D. V.

“Këtë mëngjes pata kënaqësinë të takoj në Shkup, Presidentin e Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe Zëvendëskryeministrin e Parë, Izet Mexhiti”, ka shkruar ne rrjetet sociale zv.kryeministri Arben Fetai.

“Në këtë takim vëllazëror, diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona në kuadër të rrugëtimit tonë të përbashkët drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për çështje të tjera me interes të ndërsjellë. Temat kryesore të bisedës përfshinë Korridorin VIII, sigurinë, vizitën e ardhshme të Presidentit Begaj në Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë.

Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është kyç për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e marrëdhënieve tona të thella në të gjitha fushat”, mbyllet njoftimi i Fetait.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More