Gashi mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Romëve

nga Xh M

Shkup, 7 prill – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për Ditën e Romëve.

“Me kënaqësi mora pjesë në ceremoninë solemne organizuar për Ditën e Romëve, një ngjarje e rëndësishme që shënon pasurinë kulturore dhe historinë e romëve. Ata janë një pjesë e çmuar e mozaikut tonë shoqëror dhe përfaqësojnë vlerë të diversitetit multikulturor.

Ky ishte një rast i veçantë për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të romëve në shoqërinë tonë, si dhe për të theksuar angazhimin tonë për të luftuar diskriminimin dhe për të siguruar barazi e mundësi për të gjithë qytetarët, pa dallim.”, ka deklaruar Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More