Gashi në takim me përfaqësuesit e fondacionit për demokraci Vestminster

nga D V

Shkup, 25 qershor – Për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit, si dhe për realizimin e projekteve të reja, veçanërisht në fushën e transparencës dhe pavarësisë së Dhomës Ligjvënëse, si dhe politikat rinore dhe financiare, bisedoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Fondacionit për Demokraci Vestminster në Shkup.

Siç thekson Pres shërbimi i Kuvendit, Gashi theksoi se angazhohet për transparencë më të madhe dhe për afrim të Kuvendit me qytetarët dhe se i mbështet të gjitha projektet që kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve dhe pavarësinë institucionale dhe financiare të Dhomës Ligjvënëse.

Përfaqësuesit e Fondacionit për Demokraci Vestminster (VFD) e uruan Gashin për zgjedhjen e tij në këtë funksion, duke theksuar se mezi presin vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm me Kuvendin e RMV-së dhe se presin zbatimin efikas dhe produktiv të projekteve nga Memorandumi i ri i bashkëpunimit i mbështetur nga Ambasada britanike.

Gashi përkujtoi se ky bashkëpunim daton që nga viti 2008, kur ishte nënshkruar Letra e Mirëkuptimit midis Kuvendit, VFD-së dhe Forin Ofis Britanike, me qëllim të forcimit të kapaciteteve të komisioneve dhe shërbimit parlamentar. Ai gjithashtu theksoi se bashkëpunimi me VFD-në shënoi rritje në vitet e fundit, pas nënshkrimit të Memorandumit të ri të Mirëkuptimit në shtator 2017, dhe shprehu besimin dhe gatishmërinë për të investuar plotësisht në zbatimin e projektit “Praktiko Demokracinë”, të paraparë me Memorandumin e fundit, nga nëntori 2023, të financuar nga Ambasada Britanike.

Përfaqësuesit e VFD-së ia prezantuan kryetarit të Kuvendit pikat kryesore të Memorandumit të ri të Mirëkuptimit. Në këtë kontekst, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe iniciativa për zbatimin e Programit për Vullnetarizëm në Kuvendin e RMV-së, si dhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe forcimin e kapaciteteve të Zyrës Buxhetore të Kuvendit, Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe Klubit për Politikat Rinore, si organ joformal. Gjithashtu, u shpreh i kënaqur që në këtë përbërje parlamentare do të ketë trup të posaçëm të punës për të rinjtë, përkatësisht Komisionin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More