Gashi: Përforcimi i bashkëpunimit midis Kuvendit dhe revizorëve në drejtim të mbrojtjes së qytetarëve

nga D. V.

Shkup, 17 shtator – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mbajti takim në të cilin morën pjesë kryerevizori i shtetit, Maksim Acevski, zëvendëskryerevizori i shtetit, Orhan Ademi; kryerevizori i Zyrës Kombëtare të Revizionit të Maltës, Çarls Deguera dhe kryetarja e Gjykatës së Revizionit të Republikës së Sllovenisë, Jana Ahçin.

Siç bëri të ditur pres shërbimi i Kuvendit, Gashi, duke ju dëshiruar mirëseardhjen, shprehu kënaqësinë për takimin me përfaqësues të një prej institucioneve më të rëndësishme dhe për mundësinë e shkëmbimit të përvojave me përfaqësues nga shtete si Malta dhe Sllovenia.

Gashi theksoi tre komponentët për arritjen e qëllimit të një kuvendi funksional, pavarësinë financiare, pavarësinë e Shërbimit të Kuvendit, si dhe sigurinë e pavarur të Kuvendit, për të cilën po punohet. 

Nga mysafirët u shpreh mendimi se nevojitet që edhe institucioni i Entit të Revizionit të Shtetit të jetë i pavarur. 

Të pranishmit ishin të njëzëshëm mbi rëndësinë e përforcimit të bashkëpunimit me shtëpinë ligjvënëse, duke pasur parasysh se edhe Kuvendi edhe revizorët janë të orientuar drejt mbrojtjes së qytetarëve 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More