Gashi së bashku me koordinatorët e grupeve parlamentare takojnë përfaqësues të Institutit për Politikë Evropiane

nga D. V.

Shkup, 1 dhjetor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se së bashku me koordinatorët e grupeve parlamentare, ka zhvilluar takim me përfaqësues të Institutit për Politikë Evropiane, në kuadër të projektit për nxitjen e pjesëmarrjes publike në dialog konstruktiv politik.
“Diskutuam për hapat e ardhshëm dhe rëndësinë që Kuvendi të jetë pjesë aktive e kësaj nisme, e cila synon të forcojë debatin e informuar, të ulë polarizimin dhe të krijojë ura komunikimi mes qytetarëve dhe deputetëve. Ofrova mbështetjen institucionale dhe logjistike të Kuvendit për realizimin e aktiviteteve të projektit dhe për të avancuar dialogun demokratik në vend”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi, përcjell Alfax.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More