Gashi, takoi kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Kadir Ozkaya

nga Xh M

Shkup, 29 shtator – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka pritur në takim delegacionin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, të udhëhequr nga Kryetari z. Kadir Ozkaya.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në një drekë pune delegacionin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, të udhëhequr nga Kryetari z. Kadir Ozkaya. Vlerësova se kjo vizitë e rëndësishme shënon një hap përpara në forcimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit dhe konsolidimin e institucioneve demokratike. Diskutuam edhe mbi sfidat aktuale dhe zhvillimet politike, ku theksova angazhimin e Kuvendit për të ruajtur një raport të qëndrueshëm dhe dialog të hapur me Gjykatën Kushtetuese, duke respektuar rolin e saj të rëndësishëm në mbrojtjen e rendit kushtetues”, ka shkruar Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More