Gashi: Zërat për shkarkimin tim janë shpifje

nga D. V.

Shkup, 26 qershor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi i ka quajtur shpifje shkrimet nëpër portale për shkarkimin e tij eventual. Gashi thotë se në VLEN ka unitet dhe se po vijojnë përgatitjet për zgjedhje lokale.

“Jo, relacionet brenda VLEN-it në bazë të informacioneve të mija janë të shkëlqyeshme, jashtëzakonisht të mira, punohet në një ambient shumë pozitiv, konstruktiv, përgatiten për zgjedhjet lokale. Krejt këto që i thatë janë pjesë e shpifjeve, spineve, politikës ditore në të cilën nuk dua të përfshihem”, tha mes tjerash Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More