Gati drafti i Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, Manja: Synohet përfundimi i vettingut

nga D V

Ministria e Drejtësisë ka nisur procesin e konsultimit publik për draftin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur sot se strategjia synon përfundimin e vettingut, meritokracinë, digjitalizimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi.

Manja theksoi se, strategjia synon konsolidimin e arritjeve të Reformës në Drejtësi, duke siguruar zbatimin e vazhdueshëm sipas standardeve evropiane.

Gjithashtu, Manja nënvizoi se, strategjia synon edhe forcimin e pavarësisë, paanshmërisë dhe llogaridhënies, për një sistem drejtësie të pavarur, transparent dhe të përgjegjshëm.

Rritja e efikasitetit të institucioneve, përmes modernizimit dhe digjitalizimit, për një drejtësi më të shpejtë dhe efektive, është një tjetër objektiv i kësaj strategjie.

Ministri Manja shtoi se gjithashtu synohet zbatimi i Hartës së Re Gjyqësore.

Strategjia ka si objektiv një drejtësi më të afërt dhe cilësore për qytetarët, duke garantuar akses të lehtë dhe trajtim të barabartë për të gjithë, nënvizoi Manja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More