​Gërvalla e Valtonen diskutojnë për zhvillimet në veri

nga D V

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur të enjten në takim ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

Ministrja Donika Gërvalla theksoi se kanë diskutuar për sfidat aktuale të sigurisë në Evropë dhe agresionin rus. T

Teksa deklaroi se Ura e Ibrit duhet të hapet, ajo tha se në këtë takim kanë diskutuar edhe për zhvillimet në veri.

“Ne në Kosovë e kuptojmë më shumë se kush rëndësinë e vlerave demokratike. Ne jemi të përkushtuar të forcojmë marrëdhëniet me NATO-n. Kemi zhvilluar edhe për zhvillimet në veri dhe për Urën e Ibrit”, tha ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen tha se Finlanda vazhdon të jetë shtet mik i Kosovës.

Më tej ajo ka shtuar se Finlanda mbështet Kosovën në procesin e dialogut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More