Gjenden pa jetë alpinistët në Greqi

nga L. M

Katër alpinistë të zhdukur para dy ditëve në malet e Vardhusisë, në zonën malore të Fokidës në Greqi janë konfirmuar të vdekur nga ekipet e shpëtimeve.

Ata janë gjetur pa shenja jete nën një ortek dëbore në një terren jashtëzakonisht të vështirë dhe të rrezikshëm.

Bashkë me ta u gjet e pajetë edhe një grua, e cila sipas informacioneve të para ishte bashkëshortja e njërit prej alpinistëve.

Sipas autoriteteve, ata kanë humbur jetën nga një ortek i befasishëm u që mendohet se u shkaktua nga shkrirja e një shtrese bore dhe akulli, pas përmirësimit të përkohshëm të motit.

Ditët e mëparshme zona ishte përfshirë nga reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta, ndërsa të enjten kishte pasur diell dhe rritje të temperaturës.

Tre miqtë u nisën mëngjesin e së enjtes nga fshati Athanasios Diakos, dhe qëllimi i tyre ishte të përshkonin një itinerar malor drejt majës Korakas, një zonë ku relievi ndryshon papritur dhe paraqet rrezik sidomos gjate dimrit.

Gjatë kërkimeve, u gjet edhe automjeti i alpinistëve. Në operacion morën pjesë rreth 30 zjarrfikës, dronë për kërkime nga ajri dhe qen të trajnuar për shpëtim. Këto male janë një destinacion i rrezikshëm për turistët madje edhe për alpinistë me përvojë.

Klan News

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More