Shkup, 25 shtator – VIADUKT Trejd Gostivar njofton se më datën 24.09.2025 do të fillojnë aktivitetet ndërtimore – sanimi i murëve mbështetës në kalimin e poshtëm pranë rrugës shtetërore A2, rrethrrotullimi i Shkupit nga km 21+840,00 deri në km 21+987,00, për këtë arsye, do të ketë ndryshim në regjimin e trafikut për një periudhë prej 4 muajsh.
Në magjistralen A2, Kriva Palanka – Stracin, në km 14+200 (afër fshatit Petralicë), ka filluar rregullimi i përkohshëm i trafikut për shkak të aktiviteteve ndërtimore. Në atë pjesë të aksit gjatë ditës nga ora 07:00 deri në orën 17:00 komunikacioni do të zhvillohet me rregullim manual duke përdorur flamuj, ndërsa për pjesën tjetër të ditës me sinjalistikë – semaforë.
Nga 03.09.2025 në periudhën prej 2 javësh, në drejtimin rrugor Gostivar – Tetovë dhe anasjelltas nga pikëpagesa Tetovë deri tek pikëpagesa Gostivar, do të kryhen punë ndërtimroe hulumtuese, për ç’shkak komunikacioni do të zhvillohet nën regjim të përkohshëm të komunikacionit.
GJENDJA: Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.
FREKUENTIMI: Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
KUJDES: LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
REGJIM SEZONAL I KOMUNIKACIONIT: Drejtimi rrugor Ohër – Resnjë përmes parkut nacional Galiçicë nga 17.04.2025 është lëshuar në qarkullim për automjete deri 3.5 tonë.