Gjithçka ndodh brenda një ore, mjeku shpjegon shkaqet që sjellin vdekjen e papritur

nga D V

Ndarja e parakohshme dhe e papritur nga jeta e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani tronditi politikën dhe opinionin publik të mërkurën.

Bogdani u nda nga jeta pas një ataku kardiak, teksa ishte duke konsumuar një kafe me miqtë e tij në një nga kafenetë e kryeqytetit.

Mjeku Indrit Temali shpjegoi në emisionin Barometri në Euronews Albania se vdekja e papritur kardiake është një ngjarje që ndodh dhe nuk zgjedh, edhe pse pak flitet për të.

Ai tregoi se vdekja e papritur nuk ka shenja që i paraprijnë dhe mund të ndodhë për një sërë shkaqesh.

“Ne si kardiologë jemi pak më të mësuar me ngjarje të tilla, në mjekësi njihet si vdekja e papritur, është një temë pak e trajtuar, është mirë që komuniteti të informohet me këtë ngjarje, që ndodh dhe nuk zgjedh. Vdekja ndodh brenda një ore në një person dukshëm të shëndoshë pa sëmundje, vdekja e papritur nuk ka shenja që i paraprijnë, gjithçka ndodh brenda një ore”, tha mjeku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More