GJKKO dërgon për gjykim ish-kryetaren e komanduar të Tropojës

nga D. V.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pranoi sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dërgimin për gjykim të ish-kryetares së komanduar të bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj dhe ndërtuesit Rrok Gega.

Zyra Islamaj akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“ dhe Rrok Gega akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike“.

Gjithashtu gjyqtarja Irena Gjika vendosi dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues.

Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Zyra Islamaj është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj. SPAK thotë se Islamaj planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More