Gjoba për bashkim në kartel! Nga 50 mijë euro për 4 markete

nga D. V.

Shkup, 26 nëntor – Komisioni për Vendosje të Kundërvajtjeve pranë Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës konstatoi se katër markete si dhe Lidhja e Odave Ekonomike si koordinatore, kanë marrë pjesë në marrëveshje të ndaluar ose sjellje të harmonizuar.

Siç theksojnë nga Komisioni, është vërtetuar se në një takim të mbajtur më 5 shkurt 2025, pjesëmarrësit kanë arritur qëndrim të përbashkët për mospranimin e çmimeve të reja ose të rritura nga furnitorët, me ç’rast kanë zëvendësuar sjelljen e pavarur tregtare me një koordinim praktik.

Për këtë arsye, janë shqiptuar gjoba kundërvajtëse në shumë prej 50.000 eurosh për secilin market, ndërsa Lidhja e Odave Ekonomike është gjobitur me 18.500 euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More