Gjobiten shoferët për shkelje trafiku në autostradë, njëri me 60 euro, tjetri 300

nga L. M

Njësia e policisë për Kontroll të Autostradave ka arritur që të identifikojë shoferët e kamionëve që po lëviznin në mënyrë të parregullt në autostradë.

Identifikimi i tyre, sipas policisë u bë në bazë të një video-incizimi të publikuar në rrjete sociale.

Njëri nga kamionistët u gjobit me 60 euro, pasiqë i njëjti gjatë tejkalimit nuk ka mbajtur distancën anësore të sigurisë.

Policia njofton se shoferi tjetër i cili ishte duke lëvizur me kamion në shiritin emergjent është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 12 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More