Gjykata Administrative: Vendimi për zgjedhjen e Elizabeta Dukovskës për gjykatëse kushtetuese nuk është i vonuar, por legjitim dhe i arsyetuar ligjërisht

nga D. V.

Shkup, 28 maj – Vendimi i Gjykatës Administrative për shfuqizimin e zgjedhjes së Elizabeta Dukovskës për gjykatës kushtetuese nuk është i vonuar, por ligjor dhe i arsyetuar ligjërisht i marrë në procedurë të zhvilluar ligjore, njoftoi sot Gjykata Administrative.

Lidhur me qëndrimet e shprehura publikisht të gjyqtarëve kushtetues dhe anëtarëve të instancave të tjera gjyqësore, dhe lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative në rastin U-5.br.380/25, lidhur me Vendimin për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut  nr. 08-2239/1 të datës 10.04.2023 të Kuvendit të RMV-së, dëshirojmë të informojmë publikun se në këtë rast konkret nuk bëhet fjalë për një vendim të vonuar, por vetëm për një vendim ligjor dhe të arsyetuar ligjërisht të marrë në një procedurë të zhvilluar ligjërisht, thuhet në komunikatë.

Nga Gjykata Administrative theksojnë se vendimin e kanë marrë në përputhje me dispozitën e nenit 3, paragrafi 1, pika 5 e Ligjit për kontestet administrative, sipas të cilit “në një kontest administrativ, gjykata vendos për ligjshmërinë e akteve individuale përfundimtare që vendosin për zgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin e bartësve të funksioneve publike të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidenti i RMV, Qeveria e RMV, organet e administratës shtetërore, organizatat e themeluara me ligj, organet e tjera shtetërore, si dhe organet e njësive të vetëqeverisjes lokale”.

Konform asaj të theksuar më sipër, siç tregohet në njoftim, rezulton se Gjykata Administrative ndërmori të gjitha veprimet procedurale që nga momenti i ngritjes së padisë deri në momentin e marrjes së vendimit shpejt, me efikasitet, në kohë, brenda afateve më të shkurtra se afati i përcaktuar me ligj.

Nga atje njoftojnë se ndjejnë keqardhje që një pjesë e faktorëve të pushtetit juridik, me deklarata të paargumentuara e minojnë pavarësinë gjyqësore, e cila është baza e shtetit juridik, ndsërsa njëherit dhe integriteti dhe besimi në gjyqësor, drejt të cilave të gjithë synojmë.

“Gjykatat janë të obliguara të marrin vendime kryesisht në bazë të Kushtetututës, ligjeve dhe dëshmive, të çliruara nga ndikimet e jashtme të çfarëdo natyre. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet besimi i qytetarëve në sistemin juridik dhe të ruhet inregriteti i institucioneve”, theksojnë nga Gjykata Administrative.

Në fund, siç theksojnë nga Gjykata Administrative, gjyqësori i pavarur nuk është vetëm imperativ profesional dhe moraë – ky është kushte për stabilitet, prosperitet, siguri juridike dhe mbrojtje e parimeve të sundimit të drejtësisë në shoqërinë tonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More