Gjykata e Apelit kthen në rigjykim çështjen e zjarrit të spitalit modular në Tetovë

nga Redaksia

Tetovë, 11 maj – Drejtorët e spitalit në Tetovë, në të cilin 14 persona u dogjën nga zjarri gjatë pandemisë së Covid-it, do të gjykohen sërish.

Aktgjykimi i Gjykatës në Tetovë ka qenë i paqartë, për këtë ka vendosur Gjykata e Apelit në Gostivar. Prej më shumë se dy vitesh prokuroria e krimit të organizuar dhe korrupsionit po kryen hetimet paraprake për shkaqet e zjarrit.

Një pjesë e rastit ndaj dy drejtorëve të spitalit të Tetovës për rastin e zjarrit në të cilin u dogjën 14 pacientë tre vjet më parë në një spital modular të Covidit po kthehet në rigjykim. Gjykata e Apelit në Gostivar ka vendosur që nga fillimi ta kthejë procedurën ndaj drejtorëve, pasi aktgjykimi i parë ishte i paqartë. Në ankesë në aktgjykim thuhet se Gjykata e Tetovës “nuk ka vepruar me kujdesin e duhur që të mund të vërtetojë me siguri të gjitha faktet juridike relevante”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More