Shkup, 4 qershor – Gjykimi për rastin “Organizatorët e 27 prillit”, sot u anulua për më 13 qershor të këtij viti.
Siç shpjegoi gjykatësi Ilia Trpkov në fillim të seancës së sotme në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, mori njoftim nga avokati Elenko Milanov, i cili e përfaqëson ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, se për shkaqe shëndetësore të një anëtari të ngushtë të familjes nuk ka mundur të marrë pjesë në seancën e sotme.
Të akuzuarit e kësaj lënde janë ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe të Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski.
Ata akuzohen se e kanë kryer veprën penale të “rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.
Gjykata e Apelit në prill të këtij viti, e pezulloi aktgjykimin e shkallës së parë nga korriku i vitit 2021, me të cilin Veljanoski u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg, ish-ministrat Janakieski dhe Ristovski u dënuan me 6 vjet e tre muaj burgim, ndërsa ish-drejtori i DSK-së Atanasovski u dënua me gjashtë vjet burgim dhe lëndën e ktheu në rigjykim.
Procesin e udhëheqë gjykatësi Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja publike Iskra Haxhi Vasileva.