Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Dëshmitarët në Hagë duken si aktorë të epokës së Millosheviçit

nga D. V.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Gjykata Speciale u formua nga një raport i Dick Martyt, të cilin e quan famëkeq. Në një intervistë për Klan Kosova, ai ka pohuar se themelimi i Speciales është një histori insinuatash.

I njëjti edhe dëshmitarët në këtë proces i ka quajtur aktorë të epokës së Millosheviçit.

“Po të shohësh se çfarë e nxiti krijimin e Gjykatës Speciale edhe për çfarë po flitet në këtë proces, se në fund të ditës është harruar se krijimi i Gjykatës është nxitur nga raporti i famëkeqit Dick Martyt, dhe nuk ka asnjë gjurmë, asnjë shenjë, asnjë shkronjë dhe asnjë tingull të lidhur me atë trafik organesh, qoftë në atë çarçafin e akuzës, qoftë në gjithë zhvillimin e procesit. Pra, që këtu ka një devijim dramatik dhe është e gjitha një histori insinuatash e pa mbështetur në asnjë provë bindëse, përkundrazi e mbështetur nga dëshmitarë super-qesharakë që duken si aktorë të epokës së Millosheviqit”, u shpreh Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More