Gonxhja: Shqipëria avancon në rrugën drejt BE me hapjen e grup-kapitujve 2 dhe 3 të negociatave

nga D V

Shqipëria avancon në rrugën drejt Bashkimit Europian me hapjen e grup-kapitujve 2 dhe 3 të negociatave, të cilët janë thelbësorë për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e konkurrueshmërisë në tregun europian.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur sot përmes një postimi në rrjetet sociale se nga 17 kapituj negociatash, ministria që ai drejton udhëheq bisedimet në 10 prej tyre, duke luajtur një rol kyç në këtë proces.

Gonxhja bën të ditur se “Grup-kapitulli 2 – Tregu i Përbashkët, përfshin 9 kapituj, nga të cilët 7 udhëhiqen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke adresuar çështje të rëndësishme për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe punës. Grup-kapitulli 3 – Konkurrueshmëria, përbëhet nga 8 kapituj, ku 3 prej tyre udhëhiqen nga e njëjta ministri, me fokus në politikat e konkurrencës, ndihmën shtetërore dhe zhvillimin e sektorëve strategjikë.”

Ministri Gonxhja nënvizoi se angazhimi për reforma strukturore dhe përafrimin me legjislacionin e BE-së po intensifikohet, duke e sjellë Shqipërinë më pranë integrimit europian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More