Gonzato uron Ditën e Pavarësisë: BE e përkushtuar të qëndroj krah Shqipërisë në çdo hap

nga D V

Sot Shqipëria feston 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, ka uruar Ditën e Pavarësisë, ndërsa shkruan se hapja e negociatave të anëtarësimit për Grupkapitullin e parë mbi themelorët është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në familjen e Bashkimit Evropian.

Gonzato nënvizon se shumë sfida janë përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri. Hapja e negociatave të anëtarësimit për Grupkapitullin e parë mbi themelorët këtë vit është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në familjen e Bashkimit Evropian. Shumë sfida janë përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap,”, shkruan ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës. Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More