Grabitje me dhunë në Shkup, Prokuroria kërkon paraburgim për 43-vjeçarin

nga D. V.

Shkup, 17 nëntor – Prokuroria Themelore Publike në Shkup kërkon nga Gjykata Penale që të shqiptohet masa e paraburgimit ndaj një 43-vjeçari, pasi i njëjti dyshohet për grabitje në Shkup.

“Veprën e ka kryer së bashku me një person tjetër, i cili po kërkohet. Më 15 nëntor, pranë një qendre tregtare në Shkup, të dy e kanë ndjekur një të dëmtuar. Në një moment, i dyshuari e ka goditur të dëmtuarin me grusht në kokë, ndërsa sulmuesi tjetër i është kërcënuar me boks të metalit. Duke i kontrolluar xhupin, i kanë gjetur dhe i kanë marrë 8.800 denarë. E kanë shtyrë në tokë, e kanë goditur me shqelma dhe janë përpjekur t’i thyejnë telefonin celular, pas çka kanë ikur”, thonë nga Prokuroria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More