Gratë zgjedhin edhe profesione që kanë qenë “ekskluzive” vetëm për meshkuj!

nga I.A

Shkup, 24 maj – Gratë zakonisht kudo në botë por edhe në vendin tonë përballen me diskrimin gjinor dhe me stereotipe e paragjykime të natyrave të ndryshme. Përshembull meshkuj të shumtë ka që luftën për barazi gjinore të grave e justifikojnë me atë që do të ketë barazi kur gruaja do të punojë edhe punët që punojnë burrat duke aluduar në ato punë të rënda fizike apo thënë ndryshe në profesione që kanë qenë “ekskluzive” vetëm për burrat. Por, në vendin tonë ky stereotip ka filluar të rrënohet me zgjedhjen e profesionit të disa grave si zduktare apo mjeshtre, shkruan Zhurnal.

A ka profesione për burra dhe profesione për gra?

Nuk ka më profesione të meshkujve dhe femrave, ka femra tashmë edhe në zdrukthëtari. Kemi grua zhdrukthëtare, ka përfunduar arkitekturën dhe dizajnmin dhe është regjistruar tek ne si grua sipërmarrëse zejtare. Në gëzon fakti që tashmë nuk kemi ndarje të profesioneve dhe nuk ka paragjykime se duhet një grua të udhëheq për shembull një biznes të caktuar, si estetiste, ndërsa një burrë të drejtojë një biznes tjetër, si për shembull automekanik. Tashmë ndërrohen edhe qëndrimet, megjithatë duhet akoma shumë kohë të vijmë deri në rrugën e vërtetë në pjesën e sipërmarrësisë së grave.

Këtë e theksoi sot Aneta Atanasovska, drejtoreshë ekzekutive në Odën e zejtarëve Shkup, në një deklaratë për MIA. Ajo sqaroi se problemet më të mëdha të grave sipërmarrëse janë detyrimet e mëdha administratiove që duhet t’i udhëheqin në zhvillimin e biznesit.

“Ata duhet t’i kryejnë ato, dhe kanë përgjegjësi shtesë në familje, duhet të bëjnë vërtet të pamundurën që biznesi të jetë i suksesshëm dhe të bëjnë një ekuilibër mes familjes dhe drejtimit të një biznesi. Gjithashtu, ato kanë nevojë për trajnime shtesë në pjesën e drejtimit të një biznesi, formimit të çmimeve, sepse, patjetër, gratë që hyjnë në sektorin e zejtarisë, nuk kanë trajnime shtesë në pjesën ekonomike të drejtimit të një biznesi. Diçka e tillë është e nevojshme për ta, në mënyrë që të vazhdojnë me sukses aktivitetin. Ata kanë nevojë edhe për mbështetje financiare, për t’u ndihmuar nga shteti në formën e kuponëve. Ajo theksoi për trajnime për rikualifikim, trajnime të mëtejshme, për drejtimin e një biznesi.

Me këtë rast, theksoi se një pjesë e grave, që janë në mjediset rurale, ende përballen me kuptime  tradicionale, lidhur me atë që gruaja duhet të dalë nga shtëpia dhe të jetë e pavarur financiarisht. Ajo shtoi se ato barriera duhet të thyhen dhe gruaja të bëhet e pavarur, të mund të hyjë lirisht në tregun e punës dhe të bëjë atë që është e gatshme të bëjë, për të sjellë përfitim ekonomik për veten dhe familjen e saj.

Fatmirësisht, tha ajo, numri është në rritje, një numër i madh i grave inkurajohen të hapin biznes përmes një pjese të programeve të vetëpunësimit përmes Qeverisë, të cilat zbatohen nga Agjencia e punësimit çdo vit.

Valentina Maneva, punon që 17 vite si estetiste nga Kavadari, ka biznesin e saj, ndërsa sot merr diplomë si mjeshtre.

“Është një titull që duhet ta zotërojë çdo estetist i suksesshëm. Gratë kanë treguar se mund të jenë të suksesshme në drejtimin e një biznesi. Mesazhi im për gratë është që të përmirësohen, t’ua përcjellin njohuritë gjeneratave të ardhshme”, nënvizoi ajo në një deklaratë për MIA-n, duke falënderuar Odën e zejtarisë.

Në konferencën ndërkombëtare me temë “Sfidat dhe nevojat e grave sipërmarrëse” në të cilën marrin pjesë gratë sipërmarrëse, do të shkëmbehen përvojat në fushën e zejtarisë, me shkëmbimin e përvojave për përballimin e krizave me të cilat jemi përballur në periudhën e kaluar, shëndetësia, kriza ekonomike dhe ushtarake.

Sa më shumë gra që punojnë, aq më shumë ka zhvillim ekonomik –

Rritja e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore, sipas guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ka potencialin për të sjellë një rritje më të lartë ekonomike, duke kompenzuar kostoja të shkaktuara nga pandemia. Ajo thekson se sipas analizave të FMN-s, pjesëmarrja e grave mund të çojë një rritje të Produktit të Brendshëm Bruto.

“Analizat e FMN-ës tregojnë se në ekonomitë me zhvillim të shpejtë, rritja e pjesëmarrjes së grave mund të çojë në një rritje prej rreth 8% të Produktit të Brendshëm Bruto gjatë pesë viteve të ardhshme, nëse shkalla e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore rritet për 5.9% për qind”.

Angellovska-Bezhoska potencon se hendeku midis pjesëmarrjes së burrave dhe grave në fuqinë punëtore është ende i ndjeshëm, duke përfshirë situatën në nivel global dhe në nivel lokal. Megjithatë, në një konferencë të quajtur “Gratë e suksesshme për një rajon të suksesshëm”, organizuar nga Women on Board Adria (WOBA), ajo bëri thirrje për reformat që do të adresojnë këtë hendek.

Për të përmirësuar këtë situatë, guvernatorja vuri në dukje nevojën për politika të reja që do të adresojnë sfidat ligjore, kulturore dhe sociale që pengojnë pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e ndërmarrjeve të drejtura nga gra, veçanërisht ato të vogla dhe të mesme, duke sugjeruar se këto ndërmarrje kanë potencialin për të kontribuar në rritjen ekonomike dhe të punësimit. 

Mendësia tradicionale e stërvjetruar dhe stereotipet gjinore lidhur me rolin që gratë duhet të jenë të fokusuara në përkujdesjen e familjes dhe nënvlerësimi i tyre si jo të zonja për pozicione drejtuese, është një nga pengesat që shoqëritë tona vendosin përpara grave si bllokadë, që jo çdo grua përpiqet ta tejkalojë.

Mjedisi politik në vendet tona më një demokraci jo shumë të zhvilluar, agresiviteti e konfliktualiteti i politikës i bën gratë të stepen apo të mos angazhohen në politikë. Ashpërsia e luftës politike, gjuha e vrazhdë ofenduese dhe me urrejtje që përdoret, etiketimet dhe konsiderimi i politikës si domen i burrave, ndikojnë shumë në vendimin për tu angazhuar ose jo në politikë për një grua. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More