Këshilltari për misione të veçanta i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell po kalon pushimet verore në Shqipëri.
Ai ka publikuar një video në Instagram, ku tregoi se ndodhet në bregdetin shqiptar.
“Shqipëria me amerikanë”, shkruan Grenell krahas videos, duke prezantuar miqtë e tij.
Kujtojmë, Richard Grenell javë më parë reagoi në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, duke theksuar se ishte prokurori Jack Smith ai që urdhëroi arrestimin në vitin 2020, pikërisht në kohën kur administrata Donald Trump po angazhohej për një marrëveshje Kosovë-Serbi.