Greva e fermerëve grekë, bllokohet sërish për disa orë aksi Kakavijë-Janinë

nga D. V.

Policia Kufitare Kakavijë njoftoi sërish sot se autoritetet greke kanë paralajmëruar bllokimin e përkohshëm të aksit rrugor Kakavijë-Janinë nga ora 18:00 deri në 21:00 (me orën greke).

Policia Kufitare Kakavijë njoftoi se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

“Nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”, njoftoi policia.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More