Dje rreth orës 11:50, në Departamentin për Punë të Brendshme në Gostivar është paraqitur V.B. (61) nga Gostivari, e cila ishte raportuar si e zhdukur nga bashkëshorti i saj S.B. më 8 gusht 2025.
Sipas deklaratës së saj dhënë në stacionin policor, ajo nuk ka qenë e zhdukur, por kishte qëndruar për disa ditë në vizitë te të afërmit e saj.
Policia ka mbyllur rastin pas sqarimit të rrethanave.